Flash News

KRYESORE

Thethi, 20 ditë pa drita, banorët: “Na u shkatërrua jeta, biznesi. Kemi njoftuar Kryeministrin, OSHEE...”

Thethi, 20 ditë pa drita, banorët: “Na u shkatërrua jeta,

Një denoncim ka ardhur në redaksinë e “Politiko.al”, nga z. Ndoc Gjeçaj, i cili njofton se Thethi, kjo bukuri natyore e veriut të Shqipërisë, ka 20 ditë pa drita e shteti hesht! Ja mesazhi i z. Gjeçaj: “Jam një banor nga fshati Theth, Shkoder, fshat turistik dhe park kombetar. Kemi 20 dite pa energji elektrike, ne kulmin e sezonit. Sot ne Theth ka me shum se 1000 turistë të huaj dhe ne po na shkatërrohet biznesi dhe jeta. Kemi njoftuar Kryeministrin, drejtorin e OSHEE dhe thonë do bëhet shpejt... Kemi 20 ditë dhe na u shkatërrua jeta dhe turizmi!”

Eshtë e pafalshme dhe e patolerueshme që në kulmin e sezonit turistik, qeveria i kushton më shumë vëmendje turizmit bregdetar se atij malor. Aq më teprë që Thethi dhe gjithë veriu i Shqipërisë e kanë edhe ata kulmin e tyre të sezonit, pasi pjesa tjetër e vitit është thuajse “e vdekur” nën sasinë e madhe të borës dhe rrejshjeve.

Alarami dhe thirrjet jo vetëm të banorëve, por edhe të bizneseve të Thethit, të cilëve iu janë bashkuar edhe personalitete të ndryshme, duket se kanë rënë në vesh të shurdhër dhe qeveria, kryeministri që nuk e ka mendjen tek Thethi e banorët e tij. Imagjino sikur të kishte 20 ditë pa drita Vlora, Durrësi apo Saranda, çfarë do kishte ndodhur?   

 

 

Të fundit