Flash News

KRYESORE

Thethi prej 20 ditësh pa drita! Vjen reagimi nga OSHEE

Thethi prej 20 ditësh pa drita! Vjen reagimi nga OSHEE

Pothuajse prej 20 ditësh zona malore e Thethit vuan mungesën e energjisë elektrike teksa nuk janë të paktë banorët që shprehen se biznesi i tyre po dëmtohet rëndë.

Një ankesë e tillë ka ardhur në redaksinë e Gazetës Express, ku një banor shpreht se ka më shumë se 1 mijë turistë të huaj ndërkohë që dritat ikin e vijnë.

 “Jam nje banor nga fshati Theth Shkoder, fshat turistik dhe park kombetar. Kemi 20 dite pa energji elektrike ne kulmin e sezonit. Sot ne Theth ka me shume se 1000 turist te huaj dhe ne po na shkaterrohet biznesi dhe jeta”, shkruan banori për Express.

Por në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar edhe OSHEE e cila pranon se ka patur një avari në HEC-in që funizon zonën turistike të Thethit me energji elektrike. Sipas njoftimit të OSHEE, problemit do t’i jepet zgjidhje përfundimtare këtë mbrëmje.

NJOFTIMI I OSHEE:

Zona e Thethit furnizohet me drita nga nje HEC, te cilit nuk ka I funksionuar njera nga turbinat, duke sjelle avari dhe shkeputje te energjise elektrike. Pavaresisht kesaj, me masat e marra nga OSHEE, deri ne zgjidhjen e plote te problemit, qe pritet te ndodhe sot ne mbremje, banoret e Thethit kane patur shkeputje te energjise vetem 2 ore ne dite dhe kjo pergjate 6 diteve te fundit.

Brigadat e OSHEE Shkoder prej me shume se 24 oresh jane duke punuar per rikthimin me kapacitet te plote te HEC-it, zgjidhje qe pritet te vije ne mbremje 

Pra, nuk eshte aspak e verete qe mungon energjia elektrike prej 20 ditesh!!

Të fundit