Flash News

KRYESORE

Theu protokollin e sigurisë anti-Covid dhe organizoi festë në lokal, 1 mln lekë gjobë subjektit në Elbasan

Theu protokollin e sigurisë anti-Covid dhe organizoi festë në

Pronari i një subjekti në Elbasan është gjobitur me masën administrative 1 milion lekë gjobë pasi nuk respektoi protokollin e sigurisë anti-Covid të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se shtetasi i identifikuar si A.H., lejoi organizimin e ceremonive festive në lokalin e tij në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i Policisë:

Organizoi ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej cermoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ , duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit , shtetasit A.H., masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Elbasanit apleon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese , me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit