Flash News

KRYESORE

Theu rregullat e karantinës, 34-vjeçari francez humb jetën në komisariat

Theu rregullat e karantinës, 34-vjeçari francez humb jetën
Një 34-vjeçar francez që ka thyer rregullat e izolimit ka ndërruar jetën në komisariat. Ngjarja ka ndodhur në Beziers, ku i riu ka humbur jetën disa minuta pasi është ndaluar nga policia bashkiake. E gjithë skena e ndalimit të tij është filmuar nga një dëshmitar, i cili më pas e ka hedhur në rrjetet sociale. Imazhet e shpërndara kudo, tregojnë 4 agjentë bashkiakë që përpiqen ta ndalojnë personin I cili në fakt bën rezistencë. Në një moment, burri shtrihet me fytyrë nga toka dhe shihet një polic i ulur në këmbët e tij, për ta ndaluar. Të tjerët e kapin na krahët dhe e hipin në makinë nga dera e pasme. Sapo ka mbërritur në komisariat 34-vjeçari ka ndërruar jetë, pavarësisht mbërritjes së ambulancës. Një polic i ka kryer një masazh kardiak, por pa rezultat. Prokuroria ka hapur një hetim mbi ngjarjen për vrasje me dashje, por policët e pyetur kanë thënë se burri kishte refuzuar të vinte me ta, por pasi ka hipur në makinë është qetësuar. Sipas mediave franceze, 34-vjeçari ishte i pastrehë dhe përdorues lëndësh narkotike.

Të fundit