Flash News

KRYESORE

Thirret në prokurori kreu i Forumit Rinor të PD-së në Vlorë, Meçorapaj: Pushteti ka frikë, kërkon të trembë opozitën

Thirret në prokurori kreu i Forumit Rinor të PD-së në

Kryetari i Forumit të Partisë Demokratike në Vlorë, Agim Shehaj, është thirrur në prokurori pasi ndaj tij është ngritur një padi. Njoftimin e ka bërë deputetja demokrate, Nada Meçorapaj.

Deputetja e PD-së, shkruan se padia ndaj Shehajt është ngritur pasi ditën e djeshme, protestoi, së bashku me qyteratë e Orikumit, për kushtet e jetesës. Meçorapaj thotë se pushteti ka frikë prandaj po vepron për të trembur opozitën dhe qytetarët teksa paralajmëron vijim të protestave.

“Nga Vlora sapo më njoftuan se kryetari i Forumit Rinor të PD, Agim Shehaj është thirrur në Prokurori dhe ndaj tij është ngritur padi. Perse? Sepse protestoi, bashkë me qytetarë të Orikumit për kushtet barbare të jetës në qytet! Sepse, nuk është hera e parë që Orikumi ngrihet gjate këtyre javëve. Për mungesën e dritave, ujit, rrugëve e të tjera.

I them Agim Shehajt dhe qytetareve të Orikumit të mbahen! Është pushteti që ka frikë dhe prandaj dërgon hafijet dhe zaptijet për të trembur opozitën dhe qytetarët!

Ne do të protestojmë serish, për Agimin dhe të gjithë agimet e protestave! Derisa ta shporrim pushtetin e klikës që u zë pusi qytetarëve të vet. Nga Kukësi deri në Orikum!”, shkruan Meçorapaj në rrjetin social Facebook.

Të fundit