Flash News

KRYESORE

 “Thirri-thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”, deputeti i PD ironizon deklaratën e Hysit

 “Thirri-thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur

Ditën e djeshme seanca parlamentar u zhvillua vetëm me deputetë të mazhorancës, pasi opozita e bashkuar zhvilloi një protestë, në kuadër të aksionit për mosbindjen civile duke bllokuar 4 akse nacionale.

Ajo që ra në sy nga seanca e djeshme, është fakti se edhe pa opozitën në kuvend sërish pati përplasje mes deputetëve të PS. Përplasjet erdhën mes ministrit Pandeli Majko, Mimi Kodhelit dhe Taulant Ballës. Shkak është bërë një amendament i bërë nga Adnor Shameti për rregullimin e një neni dhe që u mbështet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar.

Po ashtu, deputetja Vasilika Hysi në një deklaratë për mediat theksoi se Byroja pasi konstatoi pretendimin e LSI se Rama kishte përdorur fjalë fyese dhe denigruese në sallën e Kuvendit në datë 29 mars, tha se kryeministri kishte recituar një poezi.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka ironizuar situatën me një postim në facebook, duke e krahasuar të gjithë ngjarjen me një pjesë të komedisë së Molierit“Borgjezi fisnik”.

POSTIMI I BOÇIT

POEZIA E HYSIT DHE ZHURDENI KRYEMINISTER

Kush ka lexuar ose parë komedinë e Molierit “Borgjezi fisnik”, nuk e harron dialogun midis Zhurdenit që është vetë borgjezit fisnik dhe profesorit të tij të filozofisë:

ZHURDENI: Si? Kur them: “Nikoletë, sillmë pantoflat dhe skufjen e natës”, prozë është kjo?

PROFESORI I FILOZOFISË: Po, zotëri.

ZHURDENI: Për besë! Kam më tepër se dyzet vjet që folkam prozë dhe s’e ditkam fare.

Kjo komedi u përsërit dje në Byronë e parlamentit. Me pak ndryshime. Borgjezi fisnik, Zhurdeni tani është Halabaku fisnik, Rama.

Profesori i filozofisë është Kryetari i parlamentit, ndërsa Nikoleta është Vasilika.

Dialogu:

RAMA (Zhurdeni): Si? Kur unë them, “Lika ose Mimi më sill letrën higjenike” ose “Thirri-thirri të të ngrihet ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”, poezi është kjo?

GRAMOZI (profesori i “filozofisë”): Po, po shoku krieministër.

RAMA (Zhurdeni) Për besë! Kam më tepër se njëzet vjet që folkam me poezi dhe s’e ditkam fare.

Hallall Lika!

Të fundit