Flash News

KRYESORE

Thirrja e Agron Dukës: Ju lutem merreni me seriozitet IPARD II, bujqësia shqiptare nuk pret më

Thirrja e Agron Dukës: Ju lutem merreni me seriozitet IPARD II,

Kreu i Partistë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kërkuar nga institucionet shqiptare që të marrin më seriozisht projektin IPARD II, që parashikon 94 milionë euro fonde për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.

Rihapjen e grantave dhe skemave të kompensimit nëpërmjet fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Agron Duka i konsideron mundësi të shumëpritur gjatë gjithë vitit, jo vetëm nga kompanitë që operojnë në sektorin e agrobiznesit, por kryesisht nga fermerët.

Kreu i PPA-së thekson se këto projekte, fermerët cilët i shohin si një mundësi për të rritur kapacitetet e prodhimit, për të modernizuar teknologjinë e mbi të gjitha, për të përmirësuar produktet dhe sigurinë ushqimore. Sipas Dukës, nëse nuk kemi përmirësim të procedurave administrative, orientim, trajnime dhe investime të mjaftueshme për kapacitetet njerëzore, fondet do të rikthehen mbrapa pa mundur të aksesohen nga fermerët dhe agrobizneset.

“Për këtë arsye, dua t'i bëj një apel të sinqertë gjithë institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e IPARD II, të lënë mënjanë retorikën dhe t’i përvishen punës, jo vetëm duke ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë aplikuesve, por të përfshijnë në këtë proces ekspertët më të mirë të sektorit. Sepse bujqësia shqiptare nuk mund të presë më”, shprehet Duka.

Reagimi i Agron Dukës:

Ju lutem merreni me seriozitet IPARD II, sepse bujqësia shqiptare nuk mund të presë më!

Në kuadër të projektit IPARD, Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare do të akordojnë rreth 94 milion euro fonde për zhvillimin e sektorit bujqësor. Konkretisht projekti synon të përmirësojë infrastrukturën e tregut bujqësor shqiptar duke nxitur investimet në ferma, në tregti dhe në përpunim të produkteve bujqësore e blegtorale si edhe për zhvillimin e agroturizmit. Fermerët duhet të paraqesin dokumentacionin pranë agjencisë së zhvillimit bujqësor e rural për të përfituar financimet nga këto skema.

Rihapja e granteve dhe e skemave të kompensimit nëpërmjet fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare janë një mundësi e shumëpritur gjatë gjithë vitit, jo vetëm nga kompanitë që operojnë në sektorin e agrobiznesit, por kryesisht nga fermerët, të cilët i shohin ato si një mundësi për të rritur kapacitetet e prodhimit, për të modernizuar teknologjinë e mbi të gjitha, për të përmirësuar produktet dhe sigurinë ushqimore.

Ndonëse ky është një lajm i mirë, dhe këto fonde të shpërndara në pesë vite mund të përfaqësojnë një mundësi të artë për fermerët, në asnjë moment autoritetet përgjegjëse nuk mund të limitohen vetëm tek deklaratat për mundësitë e ofruara. Pasi këto fonde ngelen shumë pak të prekshme. Nga eksperienca e deritanishme, nëse nuk kemi përmirësim të procedurave administrative, orientim, trajnime dhe investime të mjaftueshme për kapacitetet njerëzore, fondet do të rikthehen mbrapa pa mundur të aksesohen nga fermerët dhe agrobizneset.

Një fenomen i tillë ka ndodhur edhe në vende të tjera të rajonit, ku përthithja nuk ka qenë më shumë se 10-13% e fondeve në total. Pra, në skenarin më optimist, nga 94 milion euro, pak a shumë 12 milion euro në vit, shuma që do të përthithet nga aplikuesit do të jetë jo më tepër se 2.5 milion. E nëse nga skema kombëtare e financimit të bujqësisë nëpërmjet granteve, realizimi i këtij viti ishte vetëm 5%, kriteret strikte të BE-së, pa një qasje serioze dhe strategjike, e bëjnë suksesin në këtë fushë një ëndërr në diell.

Për këtë arsye, dua t'i bëj një apel të sinqertë gjithë institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e IPARD II, të lënë mënjanë retorikën dhe t’i përvishen punës, jo vetëm duke ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë aplikuesve, por të përfshijnë në këtë proces ekspertët më të mirë të sektorit. Sepse bujqësia shqiptare nuk mund të presë më!

Të fundit