Flash News

KRYESORE

Thirrja e aktorit: Mos kini frikë! Mua s’kanë patur kurajo të më kërcënojnë pushtetarët

Thirrja e aktorit: Mos kini frikë! Mua s’kanë patur kurajo

Prej javësh aktorët dhe shoqëria civile po protestojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Megjithatë qeveria ka vendosur që mos tërhiqet dhe të votojë ligjin me 13 shtator në Parlament.

“Qeveria ka vendosur të mos tërhiqet dhe në 13 shtator duan të votojnë "ligjin special" në Parlament.

Mirë ështa ta kuptojnë ama se dhe ne nuk tërhiqemi. Rezistenca fillon që sot, në orën 19:30, në Sheshin e Teatrit.

Prona publike do mbrohet, do apo nuk do Edi Rama!”, kështu shkruhet në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Aktori Neritan Liçaj u bën thirrje qytetarëve të mos frikësohen, sepse qeveritarët s’kanë kurajo.

“E vetmja frike që mund të keni është brenda jush...mua s’më kanë bërë asgjë...as kanë pasur kurajon të më kërcënojnë ose friksojnë...madje frikë kanë pushtetarët...prandaj mos kini frikë Shqipëtar...ejani t’u tregojmë sa trimëri kemi në zemer”, shkruan Liçaj.

Të fundit