Flash News

KRYESORE

Thirrja e Grupimit të Qendrës së Djathtë: Shqiptarë, mos votoni më 30 qershor!

Thirrja e Grupimit të Qendrës së Djathtë: Shqiptarë,

Grupimi i Qendrës së Djathtë u kërkon shqiptarëve që të mos votojnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ata arsyetojnë se këto zgjedhje janë antidemokratike, antikushtetuese dhe në shkelje të hapur me dekretin presidencial.

Grupimi i Qendrës së Djathtë ka publikuar një komunikatë, që thotë se shqiptarët nuk duhet të pranojnë këtë farsë zgjedhore, që kërcënon dukshëm pluralizmin politik.

“Si rrallëherë në këto tri dekada, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull: Pluralizmin politik.

Në kundërshti totale me ligjin dhe me dekretin e Presidentit, tashmë të botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ‘Rilindjes’ vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake.

Fasada institucionale me të cilën kanë veshur kapjen e tri pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, po përdoret për të simuluar ligjshmërinë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Përballë kësaj organizate, vlerat morale të së cilës u shpalosën qartë në sytë e gjithë botës nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, e vetmja alternativë është qëndresa qytetare.”, thuhet në komunikatë.

Grupimi i Qendrës së Djathtë, në unison me opozitën e bashkuar, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e procesit farsë të 30 Qershorit dhe të refuzojnë me neveri votime antikushtetuese dhe antidemokratike.

“Ne inkurajojmë Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim, për të bërë, as më shumë dhe as më pak sesa atë që bëjnë të gjithë popujt liridashës, nga të cilët ne frymëzohemi kur demokracia është në rrezik!”

Të fundit