Flash News

KRYESORE

Thirrja e ish-nëndrejtorit të policisë: Të mos lejojmë Ramën të vizitojë Kukësin

Për ish-nëndrejtorin e Policisë së Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, moslejimi i Ramës të vizitojë qytetin do ishte një veprim historik. Në një status në ‘Facebook’, ai shkruan se largimi i Ramës do ishte leksioni më i mirë i funksionimit të demokracisë që mund të jepnin kuksianët.

“Do ishte ky, nje veprim historik qe do u jepte burrave te Kukesit, pa me te voglin dyshim vlersimin maksimal ne rang kombetar e me gjere, si kontributoret me te devotshem te demokracise..E nese vertete faktori politik do ishte i gjithi i bashkuar per ta zbythur ate mortaje atehere ky do ishte leksioni me i mire i funksionimit te demokracise qe i jepet qytetarise Shqiptare nga burrat Kuksiane..!”, shkruan ai në një status në ‘Facebook’.

Rama do të vizitojë të premten qytetitin e Kukësit, ku do të inagurojë fillimin e punimeve për inaugurimin e aeroportit në një kohë që mbetët të shihet nese do të zyrtarizojë tani Safet Gjicin si kandidat për bashkinë.

Pepkolaj është personi që zbuloi procedurën e paligjshme me të cilën, prokuroria dhe Policia e Kukësit liruan një supertrafikant të kërkuar droge, Naser Gashi.

Të fundit