Flash News

KRYESORE

Thirrja e kreut të Emergjencave Civile, Prençi: Banorët që janë përmbytur në 2015-n duhet të lënë banesat

Thirrja e kreut të Emergjencave Civile, Prençi: Banorët që

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një lidhje telefonike për Neës24 dha nformacione për situatën nga reshjet dhe masat e ndërmarra.

Ai ka thënë se pritet një përkeqësim i situatës në juglindje dhe verilindje duke e krahasuar situatën të ngjashme me atë të vitit 2015.

Prençi u bëri thirrje qytetarëve që janë kërcënuar nga  përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta të banesave.

“Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë. Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë-Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese. Strukturat kanë qenë në ndihme të qytetarëve. Një pjesë e qytetareve nuk kanë respektuar edhe thirrjen për të evituar lëvizjet. Pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindor dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015. Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 duhet të lënë banesat ose të strehoen në katet e dyta. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat. Aksi rrugor i Thumanës duhet të evitohet. Bizneset duhet të ndërpresin aktivitetin në akset rrugore që mos bëhen pengesë”- tha Shemsi Prençi.

Të fundit