All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Thirrja e kryetarit të Opozitës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Europë. 13 maji Referendum  

Thirrja e kryetarit të Opozitës: Pa zgjedhje të lira nuk ka
All - Paragraf - 1

Lulzim Basha ka theksuar, në fjalimin e pasdites, vlerat e Europës, dhe se ku ato bashkohen me protestën e opozitës. Pa zgjedhje të lira nuk do të kishte Europë ,tha Basha duke shtuar se askund nuk luftohet për vlerat europiane sa në sheshin e protestës opozitare në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Tha Basha:

Në asnjë cep të kontinentit europian nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e Europës sa në këtë shesh. Europa e vlerave është e zgjedhjeve të lira sepse pa to nuk mund të kishte Europë. Europa e vlerave nuk ndëshkon të varfërit, është ajo e demokracisë së vërtetë me zgjedhje të padiktuara nga krimi. Këto i dinë më mirë se ccdo europian, shqiptarët europianë, ndaj beteja jonë është beteja e drejtë për Shqipërinë, për Europën.  

Teksa marshojmë drejt Bashkimit Europian ndjejmë mbi supet tona peshën e sfidës që na del përpara realizimit të ëndrrës së shqiptarëve. Të ulim kokën përballë krimit dhe drogës dhe shtetit të narkotrafikut apo të ccohemi dhe të bashkohemi në 13 maj në një protestë e cila nuk është vetëm protestë, nuk është vetëm manifestim, por është Referendum për Republikëne Re .

Miqtë tanë në botë e dinë dhe duhet ta dinë, se rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të kalojë nga bojkoti, nga mospjesëmarrja, por nuk do të kalojë nga asgjësimi i garës së vërtetë, nga kthimi i monizmit që e shporrëm 27 vite më parë. Nuk mundet e nuk do të kalojë nga votimet false, e ardhmja e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada referendare në 13 maj, që do t'i jap shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, të vetmet që do të bëhen në Shqipëri.

Të fundit