Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Thirrja e Metës: Na duhet një model i ri politik, demokracia po shembet para syve tanë
Presidenti i Republikës Ilir Meta është i shqetësuar se shoqëria shqiptare po humbet perspektivën e saj dhe bijtë e shqiptarëve largohen prej vendit amë në kërkim të një jete më të mirë. Kreu i Shtetit përshëndeti Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë ndërsa bëri thirrje për reagim pasi në Shqipëri po instalohet një politike larg interesave të qytetarëve.
“Në këtë situatë ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku për një frymë dhe model të ri politik të vendit. Për një shoqëri më sociale, të drejtë e të barabartë, për një rishpërndarje më të drejtë të të mirave materiale, si dhe për iniciativa frutdhënëse në biznese e punësim.
Së pari ne duhet të kthejmë zgjedhjet e lira në këtë vend. Të mos lejojmë të flasin në emër të shtresave në nevojë ata që po pasurohen në kurriz të varfërisë së përgjithshme dhe së bashku me botën e krimit po vjelin çdo ditë të ardhurat e përbashkëta.”, tha Meta.
Meta ndodhet në Strasburg, në një vizitë zyrtare, por u përcolli sindikalistëve pjesëmarrës në këtë Kongres, mesazhin e tij përmes Këshilltarit për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani.
“Në vitet ‘90-të ne u ngritëm së bashku kundër diktaturës dhe regjimit totalitar për një Shqipëri demokratike dhe ekonomi të tregut të lirë, ku të respektoheshin të drejtat dhe liritë, garantohej mirëqenia e punonjësve si dhe e gjithë qytetarëve.
Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite.
Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre. Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre.”, ishte qëndrimi i Metës.
Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:
“Është një kënaqësi e veçantë për mua, si President i Republikës t’ju falënderoj sot për ftesën në Kongresin e 7-të të Sindikatës tuaj të nderuar!
Në pamundësi për të qenë pranë jush në këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit tuaj, do të desha t’ju uroj përzemërsisht nëpërmjet këtij mesazhi: Suksese e punë të mbarë kongresit!
Së pari falënderoj për solidaritetin dhe pjesëmarrjen e saj të shquar Znj. Sharran Burroë!
Prezenca e Sekretares së Përgjithshme të Konfederatës Botërore të Sindikatave është një inkurajim i madh në betejat e punonjësve shqiptarë për një jetë më të mirë dhe në luftën e tyre kundër oligarkëve që kanë ngulur kthetrat në ekonominë e vendit.
Ajo i bën nder jo vetëm Kongresit, por mbarë lëvizjes sindikaliste dhe aspiratës për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe të demokracisë në Shqipëri
Të dashur miq,
Në fillim si qytetar e politikan dhe tashmë si President i Republikës e kam ndjekur me vëmendje rrugëtimin tuaj në mbrojtje të kauzës tuaj sindikaliste!
Kam qenë dhe ndihem edhe sot bashkëluftëtari juaj në betejat për një Shqipëri më të mire dhe një shoqëri më të drejtë!
Në vitet ‘90-të ne u ngritëm së bashku kundër diktaturës dhe regjimit totalitar për një Shqipëri demokratike dhe ekonomi të tregut të lirë, ku të respektoheshin të drejtat dhe liritë, garantohej mirëqenia e punonjësve si dhe e gjithë qytetarëve.
Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite.
Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre.
Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre.
Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik.
Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë!
Në atdheun tone të dashur mjerimi ka pllakosur vendin. Investimet po shterojnë dita ditës.
Borxhi publik po paralizon ekonominë. PPP –te po vrasin të sotmen, por edhe të nesërmen e financave publike. Nuk bëhet fjalë për rregullat e punës dhe të tregut. Paga minimale nuk mund të ushqejë as në 1/3 e muajit familjet e varfra. Kontrasti shoqëror po pasuron një grup oligarkësh dhe po varfëron çdo ditë punonjësit e të gjitha shtresave.
Shoqëria shqiptare po humbet perspektivën e saj, dhe bijtë e shqiptarëve largohen prej vendit amë në kërkim të një jete më të mirë.
Në këtë situatë ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku për një frymë dhe model të ri politik të vendit. Për një shoqëri më sociale, të drejtë e të barabartë, për një rishpërndarje më të drejtë të të mirave materiale, si dhe për iniciativa frutdhënëse në biznese e punësim.
Së pari ne duhet të kthejmë zgjedhjet e lira në këtë vend. Të mos lejojmë të flasin në emër të shtresave në nevojë ata që po pasurohen në kurriz të varfërisë së përgjithshme dhe së bashku me botën e krimit po vjelin çdo ditë të ardhurat e përbashkëta.
Të dashur sindikaliste,
Aktiviteti juaj për rreth 30 vjeçar përbën një aset të ri për shoqërinë shqiptare në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, kulturën e re të punës dhe forcimin e demokracisë tonë të brishtë.
Koha kërkon prej jush dhe gjithë shoqërisë civile krijimin e një sjellje të re, e një raporti të ri me pushtetin në dobi të punonjësve, e një reagimi të fuqishëm ndaj politikave sunduese si dhe një marrëdhënieve të re shoqërore në tregun e punës.
Betejat e mëdha kërkojnë edhe solidaritet të fuqishëm.
Ju nuk jeni vetëm në këtë mision. Ju keni meritën që e mbështetët programin në arritjet më të mira bashkëkohore të sindikalizmit evropian dhe në konventat dhe legjislacionin më të përparuar ndërkombëtar.
Prandaj keni sot mes jush Znj. Burroë, e cila është një zë i fuqishëm në politikat ekonomiko-sociale dhe një nga personalitetet më të rëndësishëm te sindikalizmit botëror.
Keni ndihmën e pakursyer të sindikatave simotra që janë me ju edhe në këtë kongres.
Të dashur sindikalistë,
Duke përfunduar do të theksoja se Demokracia jep frytet e vërteta kur ajo bëhet pronë e individëve atdhetarë, e drejtuesve të ndershëm politikë dhe qytetarëve aktivë.
Ne të gjithë kemi nevojë për kurajën tuaj qytetare, për një shoqëri të hapur, transparente dhe barazi shoqërore!
Shtetit, Demokracisë dhe interesave të mbarë punonjësve i duhet një sindikatë luftarake, e shëndetshme e cila ofron rekomandime për mirë qeverisje por edhe reagime kundër padrejtësisë.
Suksese në misionin tuaj fisnik!
Mbarësi në zhvillimin e Kongresit si dhe prosperitet e lumturi në familjet tuaja!
Faleminderit!”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38