All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Thirrja e Metës për tubim, Krasniqi: Nuk ishte sjellje presidenciale, s'i bën mirë institucionit

Thirrja e Metës për tubim, Krasniqi: Nuk ishte sjellje presidenciale,
All - Paragraf - 1

Analisti Afrim Krasniqi, duke folur në studion e A2 ka komentuar deklaratat e sotme të presidentit Meta për tubimin më 2 mars.

All - Paragraf - 3

Për Krasniqin deklaratat e sotme nuk i shkojnë një sjelljeje presidenciale. Ai nënvizoi se një sjellje e tillë nuk i bën mirë institucionit të presidentit.

“Zoti Meta dha deklaratë sot, por jo Presidenti i Republikës. Zoti Meta përdori një rast për të devijuar praktikën presidenciale. Nuk ishte një sjellje presidenciale dhe kjo nuk i bën mirë as institucionit të Presidentit në vazhdimësi”, tha analisti.

Krasniqi tha se më 2 mars në bulevard, ditë e thirrur nga Meta për tubim, nuk do të ndodhë asgjë.

Asgjë. Është normale që një numër i madh qytetarësh të dalin në protestë. Mbase nuk është normale që nuk pati protesta gjatë muajve të fundit. Problemi është se kemi disa zhvillime paralele. Nga njëra anë është Këshilli Politik, nga ana tjetër kemi një nismë që kthehet në 2 mars.

Në kushte të tjera kjo nismë mundi i shkonte Presidentit, por jo në kushtet tona. Në historinë e presidentëve pas tranzicionit, i vetmi rast kur presidenti ka bërë thirrje për protesta dhe ka drejtuar protesta është Rumania e vitit 2007, por me dallim të madh nga Shqipëria, pasi atje presidenti zgjidhej nga populli”, u shpreh Krasniqi.

 

Të fundit