Flash News

KRYESORE

Thirrja e Ramës për dialog në Bjellorusi, Genc Pollo: KE vuri kusht që shokët e partisë të dalin në gjyq për vjedhje votash

Thirrja e Ramës për dialog në Bjellorusi, Genc Pollo: KE vuri

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo, ka reaguar së fundmi rreth deklaratës së Ramës për tensionet dhe protestat në Bjellorusi.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Pollo ka sjellë në vëmendje një nga kushtet e KE në prill për të komentuar ndërmjetësimin që ofroi sot Rama si kryetar i OSBE për të zgjidhur çështjen në Bjellorusi.

Sipas tij shokët e partisë së kryetarit të OSBE, Edi Rama në Shqipëri duhet të dalin në gjyq për vjedhje votash, ndërkohë që vetë Rama i bën thirrje Presidentit bjellorus Lukashenko për zgjedhje të lira e të ndershme.

"A mërzitet kush po t’ju kujtoj një fakt: që Këshilli Evropian (liderët e Bashkimit Europian) vuri kusht në prill të këtij viti që shokët e partisë së Kryetarit të radhës duhet të dalin në gjyq për vjedhje votash. Ky është vetëm një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave", shkruan veç të tjerash Pollo.

Reagimi i Pollos:

Shpresoj që OSBE të jetë e dobishme për popullin bjellorus, për të drejtat e liritë e qytetarëve të atij vendi. Ngjarjet në Minsk më kujtojnë Dhjetorin 1990!

Por prit! Të shohim aktualitetin me sy të hapur e me këmbë në tokë.

Kryetari i radhës i OSBE-së, zoti Rama bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme në Bjellorusi.

A mërzitet kush po t’ju kujtoj një fakt: që Këshilli Evropian (liderët e Bashkimit Europian) vuri kusht në prill të këtij viti që shokët e partisë së Kryetarit të radhës duhet të dalin në gjyq për vjedhje votash. Ky është vetëm një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave.

Mendoni për këtë kur të mendoni për apelin e zotit Rama ndaj zotit Lukashenko.

Të fundit