Flash News

KRYESORE

Thirrja e Ristanit: Sot është dita që peshqit e ujërave të ndotur të kapen nga drejtësia. Ç’duhet të bëjnë qytetarët

Thirrja e Ristanit: Sot është dita që peshqit e ujërave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku shprehet se sot është dita që jo vetëm një peshk i madh, por të gjithë peshqit që kanë notuar në ujërat e pista të krimit të kapen nga drejtësia.

Ristani u drejtohet demokratëve dhe të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi që të duartokasin ambasadorin Lu dhe specialistët amerikanë të antikrimit për ndihmën e tyre.

Reagimi i plotë i Arben Ristanit:

 Unë besoj se sot është dita që jo një peshk i madh, as dy e tre, por të gjithë ata që kanë notuar në ujrat e pista të krimit dhe korrupsionit duhet të kapen nga rrjeta e drejtësisë.

Çdo demokrat dhe njeri i ndershëm i këtij vendi duhet të duartrokasë ambasadorin Lu dhe specialistet amerikane antikrim, për përgatitjet dhe ndihmen ndaj institucioneve ligjzbatuese shqiptare, në mënyarë që për një kohë rekord nga sot, mundësisht brenda dy muajve, brenda janarit që vjen, të jenë para drejtësisë krerët, ideatorët, frymëzuesit, nxitësit, mbështetësit, ekzekutorët dhe përfituesit e mëdhenj nga situata kriminale që po i zë frymën Shqipërisë.

Të fundit