Flash News

KRYESORE

Thirrja e Sorecës, Ralf Gjoni: S'ka vend për dialog me ambasadorët, i ngjan një rrotullimi treshe në krevat

Thirrja e Sorecës, Ralf Gjoni: S'ka vend për dialog me

Deputeti i LSI-së në kuvend, Ralf Gjoni deklaroi nga seanca e sotme plenare se Shqipërisë nuk i duhet asnjë dialog me ambasadorët e huaj.

"Fjalë edhe për ambasadorët, turrje për dialog Shqipërisë nuk i duhet dialog, sepse dialog do të thotë rrotullim treshe në krevat"

Zgjedhjet lokale u kryen, u njihen nga BE e SHBA, ata që donin të votonin votuan, nuk janë më të mira, unë nuk votova se s'kisha mundësi zgjedhje, por i mbështeta zgjedhjet. "-deklaroi Gjoni, duke ju referuar thirrjes të ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca i cili dje bëri thirrje për dialog.

Më tej Gjoni ju drejtua maxhorancës, duke i thënë se thirrjet e saj për dialog me opozitën janë të kota.

"Ju cfarë po bëni? Jepni sinjale për dialog? Përse na duhet dialog me ata që bojkotuan parlamentin, injoruan reformën elektorale për vite pa dhënë alternativa.  Mendoj se ka ardhur koha të bëheni seriozë. U bëj thirrje deputetëve PS, mbushjani mendjen kryeministrit meqë ka ditëlindjen. Dhuratat i merr nga Basha, i dha ekzekutivin, bashkitë"-deklaroi Gjoni.

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila është e para pas zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

 

Të fundit