Flash News

KRYESORE

Thirrja ‘Rama ik’ në stadium, Basha: Mesazh i qartë, kryeministri të hapë rrugën për zgjedhje të lira

Thirrja ‘Rama ik’ në stadium, Basha: Mesazh i qartë,

Në bashkëbisedimin me fermerët e Lezhës, në kuadër të ‘Rrugëtimit për Shqipërinë’, lideri demokrat Lulzim Basha u ndal te incidenti i shënuar dje gjatë inaugurimit të stadiumit ‘Air Albania’ ku një grup tifozësh thërritën në kor ‘Rama ik’.

Basha tha se ky është një mesazh i qartë që kryeministri Rama të hapë rrugën për zgjedhje të lira.

“Të gjitha e dëgjuam jehonën e shqiptarëve. Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur.

Bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi. Buxheti i shtetit duhet të administrohet mirë për të mbështetur fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh”-tha Basha.

Të fundit