Flash News

KRYESORE

Thirrje BE dhe SHBA: Lironi të burgosurin Protoduari; qeveria të heqë dorë nga politikat e luftës se klasave

Thirrje BE dhe SHBA: Lironi të burgosurin Protoduari; qeveria të

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të mbajtur në qeli, protestuesin Dorjan Protoduari, ku kërkon lirimin e këtij të fundit.

Vendimin ndaj tij, kjo shoqatë e krahason me vendimmarrjet sipas politikës penale të luftës së klasave të aplikuar ndaj kundërshtarëve politikë gjatë komunizmit.

“Kërkojmë nga përfaqësitë diplomatike perëndimore SHBA, BE e të tjera të ushtrojnë presionin e tyre ndaj autoriteteve shqiptare për të liruar të burgosurin politik Dorjan Protoduari”, thuhet në deklaratën e Shoqates Antikomuniste të te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 10 prej 11 të arrestuarve pas protestës tek parlamenti.

Në burg ka mbetur vetëm Dorjan Protoduari, i riu që u arrestua tek Spitali i Traumës pak orë pas protestës tek parlamenti.

Deklarata: 

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelitë nga 10 nga 11 personat e arrestuar nga policia për protestën e dhunshme para Parlamentit të enjten e shkuar (22 tetor).

Në qeli ka mbetur vetëm  Dorian  Protoduari, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Ky vendim e kthe drejtësinë  shqiptare  tek vendimmarrjet  sipas  politikës penale të luftës së  klasave te aplikuar ndaj kundërshtarëve politikë gjatë diktaturës komuniste .

Ne e konsiderojmë lënien ne burg në burg vetëm të Dorjan Protoduarit  një vendim politik i gjykatës të kontrolluar nga qeveria.

Protoduari është i vetmi nga të arrestuarit  qe vjen nga një familje, nga me të përndjekurat politike te diktaturës komuniste ne Shqipëri  gjë që për ne përben edhe arsyen  e vetëm te veçimit te tij nga te arrestuarit e tjerë dhe te lënies  ne burg ne mënyrë te pa ligjshme prej gjykatës.

Nuk është hera e parë qe forcat e sigurisë dhe drejtësia  venë ne shënjestër  e zbatojnë politika penale të  motivuara nga lufta e klasave ndaj të përndjekurve politike antikomuniste.

Këtë ne antikomunistet e përndjekur politike te indinjuar nga ky vendim selektiv e politik i Gjykatës nën presionin e hapur të qeverisë  i bëjmë  thirrje  institucioneve të drejtësisë te heqin dore nga lufta e klasave  dhe te lirojnë  Dorjan Protoduarit që ne e konsiderojmë si të burgosur politik.

I bëjmë thirrje  qeverisë të heqë  dorë nga politikat e luftës se klasave  të trashëguar nga pasardhësit e saj politikë, juridikë e gjenetikë.

Kërkojmë nga përfaqësitë  diplomatike perëndimore SHBA, BE  e të tjera të ushtrojnë  presionin  e tyre  ndaj autoriteteve  shqiptare për të liruar të burgosurin politik Dorjan Protoduari .

https://www.youtube.com/watch?v=eM-PZbjImfk

Të fundit