Flash News

KRYESORE

Thirrje gjimnazistëve për t’iu bashkuar protestës, Rama ironizon Kryemadhin: Ngjyrat mos ju kujtojnë ndërmarrjen e teta Monës?

Në rrjetet sociale u është bërë thirrje gjimnazitësve për t’iu bashkuar protestës së studentëve, pasi i njëjti fat i pret dhe ata në vijim nëse nuk luftojnë për të drejtat e tyre.

Kryeministri Edi Rama, marrë shkas nga ngjyra që është përdorur në letrën ku u bëhet thirrje gjimnazistëve, ka ironizuar  kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin. Me këto reagime, kryeministri përpiqet që të shmangë vëmendjen nga kauza e rëndësishme e studentëve, të cilët janë shprehur kundër përfshirjes së çdo aktori politik.

“Po këto ngjyrat mos ju kujtojnë ndërmarrjen e teta Monikës? Ajo fton nesër të miturit e Tiranës t'u bashkohen të rriturve të Bashkisë së Kamzës, në protestën për Universitetin #LSIpd🤞

Si Doktore Shkencash ajo ka studiuar efektin stimulues të lënies së mësimit tek gjimnazisti, ndërkohë që Profesor Xhelal Mziu, ka kryer një sërë studimesh për efektin e lënies së punës në sistemin tretës të nëpunësit me diplomë Kristali”,  shkruan Rama  në Instagram, bashkangjitur foton.

Të fundit