Flash News

KRYESORE

Thirrje Rudina Hajdarit nga zyrtari demokrat: Me bindje refuzova kërkesat e miqve amerikanë dhe europianë

Ish-kandidati per deputet i Partisë Demokratike ne Qarkun e Durresit, Enri Ceno i ka kërkuar Rudina Hajdarit, të lërë mandatin, pasi është e vetmja manyrë për të përmirësuar situatën në vend. Ceno gjithashtu zbulon se edhe ai ka pasur telefonata dhe e-maile nga miqë europian dhe amerikan, por me bindje të fortë ka refuzuar kërkesat e tyre për të mos hequr dorë nga mandatit i deputetit, që i takonte pas largimit të kolegëve demokrat. Në listën e deputetëve që kanë refuzuar të lënë mandatin është edhe Myslym Murrizi, por ai u përjashtua nga strukturat e Partisë Demokratike dhe nuk përfaqëson më 'selinë blu'. Statusi i plotë: Një thirrje për koleget e Partisë sime që ende po meditojnë për lënien e mandatit të Deputetit. Edhe une si ju kam patur telefonata, mesazhe apo e-maile nga miq me pashaporta amerikane apo te unionit europian ku me mbështesnin ta mbaja mandatin, por me bindje të fortë timen refuzova. Edhe une si ju kam nje prind që sot del para togës së pushkatimit të vetingut rilindas, madje prindi im si drejtues gjykate me një karrierë të gjatë në sistem jo e mbështetur nga politika mund ta kalonte fare thjesht e pa asnjë problem nëse une do bëhesha palë me ata që gjatë shekullit të fundit kanë qenë gjithnjë në anën e gabuar, atë të shtypësit. Por me ndërgjegje të pastër të vetëdijes sime as e mendova për një cast të bëja një marrveshje të tillë. Për një Shqipëri më të mirë, më të lirë e më demokratike, të gjithë ne duhet të sakrifikojmë nga pak. Këtë leksion duhet të na e mësonit ju ne dhe jo anasjelltas.

Lista e Partise Demokratike, Durres

Të fundit