Flash News

KRYESORE

Thirrjes së zyrës së BE i përgjigjet Rama: Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës

Thirrjes së zyrës së Bashkimit Europian ndaj palëve politike, për t’u ulur në dialog dhe të tejkalojnë krizën politike, i është përgjigjur kryeministri Edi Rama.

Në një reagim të Twitter, Rama shkruan se është plotësisht dakord me Delegacionin e BE se është koha për dialog me opozitën që ka dalë jashtë Kuvendit.

“Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, shkruan Rama.

Nuk është hera e parë që kryeministri i ka bërë thirrje opozitës për të dialoguar dhe zgjidhur krizën politike, por opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe të ndershme.

Të fundit