Flash News

KRYESORE

Thirrjet e Avdylajt në gjykatë, reagon Dako: Deklarata flet vetë më shumë se çdo koment

Thirrjet e Avdylajt në gjykatë, reagon Dako: Deklarata flet vetë

“Truri” i grupit kriminal të Shijakut, i arrestuar gjatë operacionit “Volvo 4”, Astrit Avdylaj, thirri me zë të lartë gjatë seancën gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda “Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”.

Pas kësaj deklarate dhe reagimit të deputetit të PD, Luçiano Boçi, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin”, shprehet ndër të tjera Dako.

Postimi i plotë:

Asnjëherë s'e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!

Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!

Të fundit