Flash News

KRYESORE

Thomas Countryman: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, destabilizon rajonin

Thomas Countryman: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, destabilizon rajonin

Ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është përgjigjia e duhur për problemet ekzistuese ndërmjet dy vendeve në këtë shekull. Ky është qëndrimi i ish-zëvendës asistentit të Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane, Thomas Countryman.

Gjithashtu ai nuk sheh si të nevojshëm as qëndrimin e kryeministrit Haradinaj për të vendosur taksa për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe shton se të dyja palët duhet t'i kthehen dialogut.

Politiko.al i referohet portalit EWB në një prononcim për të cilin, Countryman tha se një riorganizim i kufijve mund të ketë pasoja negative, duke mbështetur një qëndrim të vëzhguesve ballkanas mbi këtë çështje. Më tej, kjo lëvizje, mendon Countryman, do të hapte një diskutim për kufijtë që ndjekin vija etnike në vende si Maqedonia e Veriut dhe Bosnja. Kjo do të qe një formulë për një seri të re përplasjesh etnike dhe destabilizm të rajonit.

Të fundit