Flash News

KRYESORE

‘Thoni më mirë se doni të shkarkoni Agron Tufën’, përplasje në Komision, deputeti: Keni mendësi komuniste

‘Thoni më mirë se doni të shkarkoni Agron

Sot në Komisionin e Ligjeve po diskutohet për disa ndryshime që pritet të ketë  Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Partia Socialiste me kërkesën e Spartak Brahos kanë kërkuar që anëtarët e këtij Komisioni, që drejtohet nga Agron Tufa të pajisen me certifikatë sigurie nga DSIK.

Kjo është konsideruar si një tentativë për kapjen e këtij instituti nga qeveria dhe shkarkimin e Agron Tufës nga posti i drejtuesit. Është kërkuar gjithashtu edhe kufizimi kohor i punës së këtij Komisioni që periudha e studimit të krimeve të mos kalojë 29 Nëntorin e 1944-trës.

Gjatë diskutimit ka pasur edhe një përplasje mes Alimadhit dhe Klotilda Bushkas në lidhje me kufizimin kohor të punës së Komisionit.

Relatori Adnor Shameti u shpreh: Projektligji synon saktësimin e periudhës së Komunizmit në Shqipëri. Regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e luftës antifashiste nacional çlirimtare, nuk mund të jetë objekt periudhe pas periudhës 29 nëntor 1944.

Adriatik Alimadhi: Informacioni që na keni dhënë nuk është i plotë me atë që lexoi Zoti Shameti.

Klotilda Bushka: Më duhet të them që pikënisja e kësaj nisme ka nisur te rezoluta për vleresimin e raportit të Institutit për krimet dhe pasojat e komunizimit ne Shqipëri. Çdo detyrë e këtij instituti ka të bëjë me periudhën nga nëntori i 1944 e më pas.

Alimadhi- Bushkës: Keni mendësi komuniste.

Bushka: Ka nevojë për një saktësim te këtij formulimi, ata që i kemi cilësuar si dëshmorë nuk mund ti lidhim me krimet e komunizmit.

Korab Lita: Objekt diskutimi instituti ka krimet e komunizmit. Partia komuniste e ka filluar terrorin e saj qe ne nentor te 1941. Objekt duhet të jetë periudha nga viti 1941- 1990. Do të ishte më e ndershme që të thonit se këtë po e bëni për të larguar Agron Tufën nga drejtimi i Institutit.

Të fundit