Flash News

KRYESORE

“Thoni se ka mangësi kompetencash, por kërkoni sërish mandatin e kryeprokurores”, pyetja që zuri ngushtë Arta Marku

“Thoni se ka mangësi kompetencash, por kërkoni sërish

Arta Marku u përball me disa pyetje që shpesh i kaloi në vija të përgjithshme, gjatë intervistës prej një orë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për mandatin kushtetues të kryeprokurorit të përgjithshëm.

Kosta Beluri, anëtari i KLP e pyeti që në krye të herës se si e shpjegon Marku faktin kontradiktor që kërkon të zgjidhet sërish në këtë post, ndërsa gjatë prezantimit të platformës tha se gjatë eksperiencës dy vjeçare si kryeprokurore e përkohshme ka konstatuar disa mangësi ligjore.

“Kam parashtruar mangësi si institucion kushtetues jo personale. Ka qenë një nga kërkesat për ta prezantuar në platfomë evidentimi i mangësive, i jam përgjigjur asaj kërkese nuk ka kontradiktë në pasjen e mangësive me konkurrimin tim për një mandat të plotë.

Janë mangësi që janë përmendur shpesh, PP ka përgjegjësi për punën e prokurorëve thuhet në një nga dispozitat, por në cmënyrë e mban këtë përgjegjësi. E kam thënë se është vështirë të mbash përgjegjësi për punën e tjerave, kur ke kompetenca të karakterit administrativ, dhe kur mungon inspektori i lartë i drejtësisë inat kushtetues për të kontrolluar prokurorët nga ana disiplinore.

Në këto rrethana një nga mangësitë është kjo, por edhe shkëputja e veprimtarisë së KLP me Prokurorit të Përgjithshëm, pasi nuk parashikohet në asnjë dispozitë si këto dy institucione se si duhet të bashkëpunojnë. Me vullnet të përbashkët është e kapërcyeshme. Mangësitë që kam konstatuar me kalimin e kohës do jetë evidente mungesa e kompetencës që ka drejtuesi i Prok Apelit për të bërë ankim, PP për të bërë rekurs. E quaj si garanci të shtuar për të drejtat e tyre se cështja është mirë të shkojë në nivele të larta të gjyqësorit. Kjo mangësi do ndihet fortë me kalimin e kohës kjo mangësi”, tha Marku.

Të fundit