Flash News

KRYESORE

Thorsten Frei: Reforma zgjedhore, kushti i Gjermanisë për çeljen e negociatave

Thorsten Frei: Reforma zgjedhore, kushti i Gjermanisë për

Thorsten Frei, anëtar i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Raportues për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, në një konferencë për median ditën e sotme, i vuri kusht Shqipërinë për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Frei vendos theksin te rëndësia që ka reforma zgjedhore. Ai u bëri thirrje deputetetëve shqiptarë që të nxitojnë tani për reformën dhe mos presin zgjedhjet lokale pasi do jetë shumë vonë.  Po ashtu Raportues për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, kërkoi dhe heqjen e mandatit për Saimir Tahirin.

“Komisioni Europian do të formulojë rekomandimet e veta në bazë të njohjeve që ka. Çështja e çeljes së negociatave për antarësim do të merret nga Këshilli Europian me votim unanim. Të gjitha vendet anëtare duhet të jenë pro çeljes së negociatave. Të gjithë e dimë se çelja e bisedimeve nuk është përfundimi por duhet të krijohen një sërë kushtesh, besoj se tema e korrupsionit të organizuar është tema kryesore. Kam konstatuar disa qasje për shtrirjen e vettingut në polici apo luftës ndaj krimit të organizuar”, u shpreh ndër të tjera Raportues për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

Të fundit