Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Thuaj babait se jetën na e mori Luli i Shqipërisë”, si u identifikua durrsaku që vrau dy të rinjtë kosovarë
22-vjeçari, Eron Agaj, dy ditë pasi ishte kthyer nga pushimet në Shqipëri, bashkë me shokun e tij katër vjet më të rritur, Arianit Gashi, u qëlluan për vdekje, me një armë zjarri, nga një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë. Krimi ishte kryer te Parku i Qytetit në Prishtinë, në mes të ditës së 29 gushtit 2016. Express sjell detaje të aktakuzës së ngritur ndaj vrasësit 24-vjeçar nga Durrësi, që u dorëzua pas një viti e gjysmë, “i penduar” që ua mori jetën dy të rinjve prishtinas. 20 ditë pasi Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj Lulzim Idrizit nga Durrësi, gjykata ka nisur ta shqyrtojë lëndën e tij. Shtetasi shqiptar, i akuzuar për vrasjen e dy të rinjve, te parku i Qytetit në Prishtinë, verën e vitit të shkuar, të hënën ka pranuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës krimin që ka kryer, për të cilin qëndroi 1 vit e gjysmë në arrati. 24-vjeçari nga Shqipëria iu dorëzua autoriteteve kosovare 10 ditë para se t’i ngrihej aktakuzë, më 19 nëntor 2017.
Si ka ndodhur vrasja e dyfishtë?
“Vrasje e rëndë e kryer me dashje” dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”, janë dy veprat penale me të cilat Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuza ndaj shtetasit shqiptar Lulzim Idrizi.
Durrsaku i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë, sipas aktakuzës, rreth orës 11:40 të 29 gushtit 2016, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi me të riun nga Prishtina Eron Agaj, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 22-vjeçarin dhe shokun e tij Arianit Gashi, po ashtu nga Prishtina.
Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari”, tek hyrja kryesore e parkut të Qytetit. “I ndjeri Eron ka shkuar me qëllim që të bisedojë rreth borxhit, me motorin e të ndjerit Arianit Gashi, të cilin e ka drejtuar vetë i ndjeri Arianit, në atë moment, i pandehuri me dashje që të njëjtët t’i privojë nga jeta ka shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri, i ka goditur disa herë nëpër pjesët e ndryshme të trupit, me ç’rast iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkaku i të cilave i ndjeri Eron Agaj ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i ndjeri Arianit Gashi në QKUK”, përshkruhet vrasja në akuzën e prokurores Bukurije Gjonbalaj, e ngritur më 29 nëntor 2017.
I akuzuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, Policisë së Kosovës i është dashur dy javë që ta nxjerrë një kallëzim penal ndaj të dyshuarit që u identifikua përmes kamerave të sigurisë që ndodheshin përreth zonës ku ka ndodhur krimi dhe dëshmive të dëshmitarëve.
“Na vrajti Luli i Shqipërisë”!
Viktima Arianit Gashi ishte duke luftuar me jetë, kur i la një porosi të fundit babit të tij.
“Thuj babait se na vrajti Luli i Shqipërisë”, kishin qenë fjalët e fundit të të vrarit, që i ka dëgjuar një dëshmitare, që pa gjithçka çfarë ndodhi atë ditë. Dëshmitarja kishte dalë si zakonisht të parku për t’i shëtitur fëmijët. Ndërkohë ka qenë duke shkuar te një market për të marrë ujë, kur ka vërejtur të dyshuarin duke dalë nga paraku i qytetit, që është ndaluar duke pritur derisa kanë ardhur viktimat, përshkruhet në aktakuzë. “Në atë moment ka shtënë me armë në drejtim të tyre, të cilët janë shtrirë për tokë, ndërsa i është ofruar edhe pasi ka shtënë mbi ta. Pas kësaj me vrap është larguar nga vendi i ngjarjes”, citohet të këtë thënë kjo dëshmitare në polici.
Më tej, tregohet se dëshmitarja ka pohuar se u ka ndihmuar viktimave, dhe me një taksi i ka nisur për në QKUK. Gjatë asaj kohe, sipas saj, viktima 26-vjeçar, me vetëdije të plotë ia la porosinë për babanë e tij.
Njohja e viktimave me “Lulin e Shqipërisë” dhe borxhi 1300 euro.
Në aktakuzën ndaj 24-vjeçarit nga rrethi i Durrësit, shpjegohet versioni i babait të Eron Agajt, Enverit për njohjen e të birit të tij me vrasësin nga Shqipëria. Në deklaratën e tij, Enver Agaj kishte treguar se për Lulzim Idrizin i kishte folur Eroni dy ditë para se të vritej, kur ishte kthyer nga pushimet në bregdetin shqiptar. “Mami, ma ka lshu një i Shqipërisë karramel”, ka treguar babai i Eronit, t’i ketë thënë i biri nënës së tij.
“Ia kam dhënë 1300 euro dhe nuk po m’i kthen”, pohon t’i ketë thënë tutje djali tashmë i vrarë, pasi kishte ndërhyrë në bisedën mes tij dhe nënës. Ai tutje ka thënë se ka këshilluar Eronin që të ketë kujdes në raportet me shtetasit shqiptarë dhe se ajo që ka ndodhur të mbetet me aq. “Me të Shqipërisë as mirë as keq nuk bën. U ba çka u ba, leje mos e zgjat ma tepër”, ka pretenduar t’i ketë thënë Enver Agaj të birit. Por, për dallim nga babai i Eronit, Sami Gashi, prindi i Arianit Gashit, ka mohuar të ketë dëgjuar më parë për vrasësin e djalit dhe shokut të tij. Ndonëse, sipas një dëshmitareje Arianiti para se të ndërronte jetë ia la porosi emrin e personit që ia mori jetën, Sami Gashit në prokurori ka pohuar se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem më të akuzuarin. “Nuk ka pasur asnjë problem, shoqëri apo ndonjë kontakt me të, përveç që e ka dërguar me motor Eronin deri te parku”, citohet të ketë thënë Gashi në prokurori.
Fjalët e vrasësit
Lulzim Idrizi ka dhënë një version tjetër nga ai të cilin babai i Eronit thotë t’ia ketë thënë i biri pasi ishte kthyer nga pushimet, dy ditë para se të vritej nga plumbat që i shkrepi i riu nga Shqipëria. Durrsaku, në ditën kur u dorëzua në Polici, gati një vit e gjysmë pasi kreu krimin në Prishtinë, ka pranuar vrasjen e dyfishtë të Eronit dhe Arianitit. Në aktakuzën e ngritur ndaj tij, 10 ditë pasi u dorëzua, 24-vjeçari nga Shqipëria citohet të ketë rrëfyer për dy incidente të ndodhura paraprakisht. Njëra një ditë para ditës kritike, ndërsa tjetra në ditën kur ndodhi krimi.
“Një ditë para ditës kritike e ka thirrur në telefon i ndjeri Eron dhe ka kërkuar që të takohet me të. Pohon se ka shkuar me veturën e motrës së tij, te i ndjeri Eron. Atje ka qenë i ndjeri, vëllai i tij dhe një person tjetër, posa ka dalë nga vetura personi që nuk e ka njohur ia ka drejtuar armën e zjarrit ndërsa i ndjeri tjetër ia ka marrë çelësat e veturës, kanë filluar të sulmojnë dhe kanë kërkuar 1500 euro”, përshkruan prokurorja Bukurije Gjonbalaj deklaratën e të akuzuarit. “Të nesërmen i pandehuri e ka thirrur në telefon të ndjerin Eron që të takohet te parku për mosmarrëveshjen me të dhe t’ia kthejë veturën e motrës, ndërsa të njëjtën ditë te parku është takuar me vëllanë e të ndjerit, i cili e ka kërcënuar se do ta vrasë dhe ka tentuar ta rrahë, por kanë ndërhyrë disa njerëz dhe i kanë ndarë. Pas dy-tri orëve i ndjeri Eron ka shkuar me shokun e tij, të ndjerin Arianit Gashi, me motor”, thuhet në arsyetimin e aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit, të siguruar nga Gazeta Express.
Për më tepër, i akuzuari pretendon se posa Arianiti ka ndalur motoçikletën para tij, Eroni ka futur dorën në brez. Edhe pse, në asnjë pjesë të aktakuzës nuk tregohet të jetë gjetur ndonjë armë tjetër që kanë mundur ta posedojnë viktimat në vendin e krimit, përveç pistoletës së të akuzuarit e kalibrit 9×19. “Kam gjuajtur për t’i frikësuar dhe jam larguar me shpejtësi duke menduar se i kam plagosur”, citohet të ketë deklaruar i akuzuari në ditën që është dorëzuar në Polici./express
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38