Flash News

E-TJERA

Thuajse e gjithë Shqipëria në karantinë, Rama njofton zonat

Thuajse e gjithë Shqipëria në karantinë, Rama njofton zonat

Në komunikimin e mbrëmjes së sotme që zhvilloi në Facebook, Kryeministri Edi Rama praktikisht njoftoi që pjesa dërrmuese e Shqipërisë do të futet në karantinë.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Rama tha se do të ndërpriten lidhej  me makina private apo me autobuzë në qytetet më të mëdha të vendit.

“Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë ndalohen aktivitet tregtare nga nesër, lokalet dhe mjediset e mbyllura. Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe  do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës”, ka thënë Rama.

Kryeministri gjithashtu paralajmëroi Shqipëria nuk ka parë asgjë ende lidhur me luftën ndaj koronavirusit. ”S’kemi asnjë rrugë tjeteër. Ta marrim me qetësi. Të stërvitemi për një luftë që nuk do jetë e shkurtër me zakonet e jetës së përditshme. S’kemi parë gjë akoma. Kini parasysh se dy javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do vijojë, nuk kemi ëprgjigje sa lart do shkojë kurba. ç’ka po i bëjmë është e vetmja rrugë. Ndjesë nëse atyre që kanë qenë të vëmendshëm do i tingullojë si përsëritje informacioni por të tjerë duhet t’i ngulisin mirë”, tha ai

Të fundit