Flash News

KRYESORE

Thumbon Elhaida Dani: Nëse nuk punojmë si shtetet e tjera nuk mund të fitojmë

Thumbon Elhaida Dani: Nëse nuk punojmë si shtetet e tjera nuk mund

Elhaida Dani e cila konkurroi në Eurovizionin e 2015 kthehet pas 2 vite mungesë për publikun shqiptarë më një projekt të ri, “Më mbaj”, kështu titullohet kënga e re e Elhajdës, një këngë e cila i është përkushtuar dashurisë dhe ndjenjave intime.

E ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ajo ka folur për shumë çështje që nga kënga e re e saj dhe deri te mundësia e Shqipërisë për të fituar Eurovizionin.

E pyetur se kush duhet që të konkurrojë që Shqipëria të dali fituese, ajo është përgjigjur duke thënë se Shqipëria nuk ka për të fituar nëse nuk punojnë si skuadër siç bëhet në të gjitha shtetet e tjera.

“Ne duhet të shkojmë në Eurovizion të bindur, me shumë dashuri dhe me një skuadër që punon shumë, shumë si çdo shtet tjetër” shprehet Elhaida.

Një përgjigje thumbuese kjo nga ana e saj.

Të fundit