Flash News

KRYESORE

Thyejnë karantinën për të luajtur poker, gjobitet pronari i lokalit me katër klientët

Thyejnë karantinën për të luajtur poker, gjobitet pronari i

Gjobitet pronari i një lokali në Pogradec dhe katër klientët e tij, pasi u kapën duke luajtur lojëra të palejuara të fatit në orarin e ndalimit të lëvizjes.

Sipas policisë, në lagjen nr. 1, në lokalin e A. B., 35 vjeç, kanë konstatuar E. K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec, duke luajtur poker.

Për pasojë, bazuar në Aktin normativ pronari i lokalit u gjobit me 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Të fundit