Flash News

KRYESORE

Thyen pjata, përplas tenxheret, ish-gazetari i Top Channel ironizon sjelljen e Renato Mekollit: I pasjellshëm!

Thyen pjata, përplas tenxheret, ish-gazetari i Top Channel ironizon

Javës që shkoi nisi emisioni më i ri në Top Channel “Hell`s kitchen” .

Emisioni që vë në prove aftësitë e konkurrentëve në artin e kuzhinës drejtohet nga shefi Renato Mekolli.

Mirëpo, emisioni i parë ngjalli shumë reagime, ku ai u shfaq shumë i inatosur e madje, duke thyer pjatat e përplasur tenxheret.

Në emisionin e mëngjesit ‘Kafein’ moderatori Flavio Qarri, i cili më herët ka qenë pjesë e Top Channel ka zgjedhur të komentojë sjellën e Mekollit, përmes pyetjeve në intervistën e radhës.

Ndërsa interviston specialisten e punësimit, Etleva Gjelajn për kurset e gatimit, moderatori e pyet: A mos keni edhe ju mësues kaq të pasjellshëm sa dikush që doli në televizion duke thyer pjata, e duke ulëritur?

Ndërkohë, kjo pyetje është shmangur nga ana e specialistes duke thënë se nuk preferon të bëjë një koment të tillë.

Të fundit