Flash News

KRYESORE

Thyen “shtetrrethimin”, u hiqet patenta 78 shoferëve, gjobë qytetarit në Shkodër pasi doli nga karantina

Thyen “shtetrrethimin”, u hiqet patenta 78 shoferëve,

Policia e Shtetit, me anë të një komunikate, njoftoi se ka bllokuar 78 mjete në të gjithë vendin. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit. Njofton policia.

Por, sikur të mos mjaftonin shkelësit e “shtetrrethimit”, Policia thotë se ka arrestuar “në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë”.

Gjithashtu, policia ka gjetur shkelës të “shtetrrethimit” edhe te pronarët e bizneseve, bare e lokale, që duket se nuk i janë bindur urdhrit për karantinë.

“Gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier”.

Në Shkodër është ndëshkuar me një gjobë 700 mijë lekë një shtetas me inicialet E.D, i kthyer nga Kosova në datën 17 mars. Ai kishte dalë nga banesa thotë policia, ndaj është ndëshkuar.

Të fundit