Flash News

KRYESORE

“Ti ishe ndryshe”. Deputetja e PS-së kujton takimin me gazetaren Adelajda Xhamani

Edhe deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar aps lajmit për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të gazetares Adelajda Xhamani.

Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar intervistën e saj me gazetaren Adelajda Xhamani më 2012.

“Kam dhënë dhjetëra intervista, por ky rrëfim i marrë butësisht dhe njerëzisht nga Adelajda Xhamani ka mbetur i preferuari im. E kujtoj si sot; u takuam në një kafe periferie dhe pimë nga një çaj mali. Sytë e mëdhenj i jepnin një rrezatim serioz dhe po aq zhbirilues. Me shumë gjasë ishte kjo arsyeja pse u ndjeva aq mirë për të folur aq gjatë.

Në këto kohë shpërthimesh, zbulimesh, turfullimesh, zhveshjesh dhe sensacionesh mediatike, ku e vërteta bëhet shpesh kurban klikimesh, mungesa e saj ngjan edhe më trishtuese.

Pushofsh në paqe Adelajdë! Ti ishe ndryshe”, shkruan Spiropali.

Të fundit