Flash News

KRYESORE

“T’i japim frymë dialogut”, qeveria ‘Hoti’ heq reciprocitetin ndaj Serbisë, reagon Kurti: E paligjshme

“T’i japim frymë dialogut”, qeveria ‘Hoti’

Qeveria e re e Kosovës ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit për dialogun me Serbinë.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e zhvilluar nën drjetimin e kryeministrit Avdullah Hoti, për të rifilluar procesin e dialogut.

“Kemi marrë vendim të rëndësishëm sot duke i hequr pengesat e dialogut, ne presim që të njëjtën gjë të shohim edhe nga pala Serbe dhe t’i japim frymë dialogut. Kemi një dakordësi me miqtë tanë ndërkombëtar qe presioni i tyre të jetë karshi Serbisë që ata të heqin pengesat për dialog, nga sot ne kemi tërhequr të gjitha pengesat”, tha Hoti.

Pas vendimit ish kryeministri Albin Kurti reagoi duke e cilësuar të paligjshme dhe në shërbim të Serbisë.

“Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar”, shkruan ndër të tjera Kurti.

Të fundit