Flash News

KRYESORE

“T’i jesh mirënjohës Bashës se të bëri deputet”, kujt i ndërpreu fjalën Ruçi

Deputeti Kujtim Gjuzi i kërkoi shpjegime kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi se përse nuk çon para drejtësisë Lulzim Bashën, si ish Ministri i Brendshëm lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë në protestën e PS.

Ruçi iu përgjigj Gjuzit, duke iu drejtuar që t’i ishte mirënjohës Bashës se falë listave dhe djegies së mandateve i dha mundësinë atij të jetë deputet i Kuvendit.

Debati:

Gjuzi: Ju këtu para 7 vitesh keni thënë se do të mbani përgjegjësi për ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha për 4 vrasje në Bulaverd. Pse nuk e çoni para drejtësisë?

Rruga e Kombit keni thënë se është e vjedhur..

Ruçi: Kjo nuk është procedurë

Gjuzi: Mos më ndërprit të lutem, mos më merr minutat

Ruçi: Lulzim Basha nuk është në këtë parlament

Gjuzi: Ju keni afera me Bashën si mazhorancë... Na shtoni minuta.

Ruçi: Të paktën të jesh mirënjohës Bashës se të bëri deputet

Të fundit