Flash News

KRYESORE

“Ti ke vrarë dëshmitarin”/ Berisha i shkon në studio, moderatori bojkoton emisionin e tij

“Ti ke vrarë dëshmitarin”/ Berisha i shkon në studio,

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin e përjavshëm ‘Java’ që transmetohet në RTSH 2 dhe moderohet nga gazetarët Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli dhe analisti Preç Zogaj.

Për teleshikuesit, ajo që ra në sy ishte mungesa e Artan Hoxhës, i cili njihet prej kohësh për raportet e tij të 'ngrira' me ish-kreun e qeverisë. Debatet në distancë të deputetit të PD me Hoxhën datojnë prej kohësh, ndërsa përplasja e madhe 'finalizua' mbrëmjen e 27 shkurtit në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24.

Përmes linjës telefonike, Berisha dhe Hoxha nuk i kursyen akuzat dhe fyerjet ndaj njëri tjetrit teksa Hoxha u shpreh se Berisha ka vrarë ish-deputetin Azem Hajdarin dhe paralajmëroi se do të jetë aty për të bërë kronikën e arrestimit të tij si Pinoceti, 85 vjeç në burg.

Berisha iu kundërpërgjigj këtyre deklaratave duke pohuar se gazetari është bashkëpunëtor i Haklajve dhe vrasës i dëshmitarit Jani Kollçinaku nga fshati Miras i Devollit, i ka qenë një informator i Hoxhës rreth kultivimit të lëndës narkotike në zonat jugore të vendit.

Më poshtë ështe video e emisionit të fundit, ku Hoxha ishte i pranishëm si zakonisht duke moderuar ‘Javën’, përkrahë kolegëve të tij:

Përplasjen e Sali Berishës dhe Artan Hoxhës e gjeni në videon e mëposhtme duke filluar nga minuta 54-32:

https://www.youtube.com/watch?v=NFfJYW8x-uI

Të fundit