Flash News

KRYESORE

“Ti kryeministër, unë president”, analisti tregon detajet e “pazarit”: Njerëzit e Ramës i shkuan Bashës në vilën e tij

“Ti kryeministër, unë president”, analisti tregon detajet

Analisti Andi Bushati ka treguar të tjera detaje sa i takon “ofertës” që sipas kreut të PD, Lulzim Basha i ka bërë kryeministri Edi Rama pak muaj më parë: “Ti kryeministër, unë president”.

Duke folur në ‘open’, Bushati tha se njerëzit e Ramës i kanë shkuar Bashës në vilën e tij për këtë propozim.

“Është e vërtetë që Bashës i kanë shkuar njerëz nga Edi Rama. Nuk i kanë shkuar në zyrë, por në vilën e tij. Rama çon mesazhe të tilla se do të tallet me ta, por Rama nuk do të ndajë pushtet me ta, harrojeni këtë gjë, ai po bën gati të gjithë infrastrukturën për të vjedhur edhe këto zgjedhje”, tha analisti.

Kujtojmë se Rama e ka mohuar që t’i ketë ofruar Bashës pozicionin e kryeministrit dhe vetë të bëhej President. Sipas kreut të qeverisë këtë gjë e vendos populli.

Të fundit