Flash News

KRYESORE

“Ti kryeministër, unë president”; Basha e nxori zbuluar, Rama bëhet sarkastik: Merre me qetësi Lul, lëri kërcënimet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Bashës se “në përjudhën mars-prill-maj të këtij viti, Rama i kishte dërguar ndërmjetës ku i propozonte që ti jepte postin e kryeministrit nëse pranonte heqjen e koalicioneve parazgjedhore”.

Përmes një postimi në Twitter, duke ironizuar deklaratën e Bashës, Rama i kërkon kryedemokratit ta marrë me qetësi procesin, teksa tregon se hapjen e listave e vendos populli.

Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja

Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s'e bëj dot Lulin KM se s'jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, shkruan Rama.

Të fundit