Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Ti kryeministër, unë president"; Basha zbulon ofertën e Ramës
Sipas Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, frika më e madhe e Edi Ramës janë koalicionet parazgjedhore. Në një prononcim për mediat, Basha shprehet se madje kryeministri madje ka dërguar ndërmjetës ku i kërkonte që kryedemokrati të bëhej kryeministër e Rama president me kushtin e vetëm që të hiqeshin koalicionet parazgjedhore.
“Marrëveshja e 5 qershorit është e qartë, nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit, jo sepse nuk deshëm ne, por Rama. Vetëm një budalla mund të besojë atë që Rama tha, se aspektet e Kodit kanë nevojë për konsensusin e opozitës, për Kushtetutën jo. A ka budalla që e beson këtë.
Nëse Edi Rama është lista të hapura nuk ka nevojë për lista të hapura nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese sepse është në kod, ai i do ndryshimet në kushtetutë për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për një muaj Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij duke thënë "ti kryeministër unë president, vetëm të heqim koalicionet'. Heqim koalicionet, dhe 'ti kryeministër dhe unë president'" tha Basha.
I pyetur se për cilën perjudhë bëhet fjalë, 2017 apo tani, Basha shprehet: “Ky ndërmjetësim ka ndodhur tani. Perjudha mars-prill-maj. Besoj që nga qëndrimi im ju e kuptoni se cila ka qenë përgjigja. Pasi nëse do t’i kisha dhënë një përgjigje pozitive nuk do të kishim një person të tmerruar.”