Flash News

KRYESORE

“T’i lash këmbët me flori Berishës”, Iva Tiço i pëvishet Armina Mevlanit: Të ndryshoi jetën; ke 4 mijë euro veshje në trup

“T’i lash këmbët me flori Berishës”, Iva

Armina Mevlani, mbrëmjen e së hënës ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet për Shkëlzenin dhe raportin që ka me Liri e Sali Berishën.

E pyetur nga aktorja Rudina Dembacaj, nëse si nuse që është i lan këmbër vjehrrit, ajo u shpreh, “Ai  për atë punë… meriton t’ia lash me flori”.

Mirëpo, siç duket, deklarata e Mevlanit s’i ka lënë shijen e mirë gazetares Iva Tiço e cila ka reaguar me anë të një shkrimi në Tirana Post.

“E si mund të mos meritojë t’i lahen me këmbët me flori?! Kujtdo që do ia ndryshonte jetën dhe do ta kthente nga një adoleshente normale, me një jetë fare mesatare, në një grua që jeton në një rezidencë me vila private jashtë Tiranës, që ka një biznes në mes të Bllokut, që bën pushime ëndrrash, që në çdo dalje publike ka së paku 4 mijë euro veshje në trup, do t’ia lante me flori e shkuar floririt. Dhe turp e jazëk i qoftë po të mos e bënte”.

Më tej Tiço tregon dhe një eposod nga komunikimi i shoqes se saj me Arminën. “’Pse ma shani Zenin? Ai është i mirë’, i pat thënë një ditë një koleges sime dhe e zuri ngushtë. Siç mund të më zërë dhe mua nesër pasnesër po më doli përpara: që tani e di që do më vijë turp dhe nuk do kem ç’t’i them. Eshtë e bukur, e paqtë, të çarmatos me sinqeritet. Dhe pooooo, Zeni është shumë i mire. Për të, ama. Nuk ka pse të mos jetë. Gjithë çfarë shkruhet në media, për afera korruptive, përfshirje në vrasje fëmijësh për të bërë para në Gërdec, gjithë të zezat që thuhen lart e poshtë, për Arminën, janë thjesht sulme politike. Ajo e beson njeriun që dashuron dhe mirë bën! Këtë e bën çdo grua e dashuruar. Për aq kohë sa nuk ka asnjë hetim për të qenë dhe proces për Shkëlzen Berishën, por as një transparencë për biznesin dhe paratë e Arminës, Zeni është i mirë dhe shkuar të mirit. Kurse Armina jetën luksoze e ka ndërtuar me punë të ndershme”.

Të fundit