Flash News

KRYESORE

"Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi", qytetarë të revoltuar mesazhe kundër 65-vjeçarit: Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë!

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë ka ngjallur reagime të shumta. Të tmerruar nga situata e rëndë shumë persona publik, por edhe vetë shoqëria shqiptare, kanë dënuar ashpër këtë fenomen dhe përcjell mesazhe kudër përdhunuesve në mbrojtje të të miturës.

Një gjë e tillë vihet re qartë edhe përmes fotove të mëposhtme, ku qytetarë kanë shënuar nëpër mure mesazhet e tyre në mure me bojë grafiti për të treguar mbështetjen ndaj saj.

“Mos përdhuno! Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë! Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi”, janë disa prej mesazheve të vendosura nëpër rrugë.

Kujtojmë se, ngacmimi seksual ndaj të miturës nga 65-vjeçari kishte nisur prej vitesh, por vetëm pak ditë më parë u publikua, pasi vajza kishte vendosur të bënte denoncimin në polici.

Të fundit