Flash News

KRYESORE

“T’i themi 'po' bashkimit me Preshevën”, kryeministri Haradinaj i druhet një lufte tjetër në Ballkan

“T’i themi 'po' bashkimit me Preshevën”,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mendon ndryshe nga Presidenti Hashim Thaçi sa i takon tezës së ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Ide të tilla sipas Haradinajt mbështeten vetëm nga Vladimir Putin. “Askush nuk dëshiron lëvizjen kufijve, vetëm njërit i shkon kjo ide, ai është Vladimir Putin. Ai ka dëshirë m’i lëvizë në Bosnjë, që të përfitojë precedent. Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk guxon askush të luajë kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj  në Radio Televizionin e Kosovës

Haradinaj shtoi se bëhet fjalë për një retorikë publike për kufij. “Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar ai. Sipas tij çdo lëvizje e re shkakton luftë të re në Ballkan.

Kosova dhe Serbia drejt shkëmbimit të territoreve. Thaçi: T’i themi po bashkimit me Preshevën. Do ndodhë pa luftë

Kundërshtohet teza e ndryshimit të kufijve të Kosovës me Serbinë, historiani: Rama dhe Thaçi të shpallen non-grata

Të fundit