Flash News

KRYESORE

“Ti tregojmë politikës se jemi më të mirë se ata”, agjenda e protestës se studentëve për të mërkurën

Studentët do të vijojnë protestën për uljen e tarifave dhe rritjen e cilësisë së arsimit, edhe të mërkurën.

Në ditën e 15-të, ata do të mblidhen para godinës së Universitetit të Tiranës për të marshuar drejt Kryeministrisë.

“Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar.

Aty për te vene me shpatulla pas murit te gjithë bashkëfajtoret e këtij sistetemi arsimor!

Korpusi është godina e pare universitare e ngritur, pra përfaqëson UT nga e cila dolën te gjithë universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithë me te bashkuar se kurrë për te çuar zërin tone ne veshin e te gjithë”, shkruhet në njoftimin e publikuar.

Studentët refuzojnë të dialogojnë me Ramën, pa u plotësuar paraprakisht tetë kërkesat e tyre.

Të fundit