Flash News

KRYESORE

"Ti vjedh vota”/ Gjiknuri ‘përplaset’ me deputetin në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore: Dil përjashta!

"Ti vjedh vota”/ Gjiknuri ‘përplaset’ me deputetin

Është shoqëruar me debate që në nisje, mbledhja me shoqërinë civile në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, lidhur me draftin për reformën zgjedhore.

Ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi, ai i cili debatoi me Gjiknurin, duke thënë se këtë komision nuk e njeh me bashkëkryetar përfaqësuesin e PS, pasi sipas tij është i akuzuar për vjedhje votash (referuar nga përgjimet e dosjes 184).

Gjiknuri: Ti nuk je anëtar dhe je në konflikt interesi

Gjuzi: Ti vjedh votat

Gjiknuri: Dil përjashta

Gjuzi: Këtë komision nuk e njoh me Gjiknurin kryetar dhe mos më thuaj mua ik

Pas debatit, deputeti Gjuzi është larguar nga mbledhja.

Të fundit