Flash News

KRYESORE

Tiede reagon sërish: Rama kërkon të më padisë, por bën fushatë me 1000 policë

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede, reagoi sërish pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta hedhur në gjyq.

Ai e quan çmenduri veprimin kreut të qeverisë, ndërkohë që detyrohet të mbrohet nga 1 mijë policë në takimet elektorale në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

“Oh, zoti Rama … Çmenduri: Kryeministri i Shqipërisë Rama dëshiron të më padisë mua. Ai tashmë ka të paktën një avokat, në fund të fundit, një nga ato më të shtrenjtët në Gjermani … por ai nuk ka më shumë …

Ndërkohë, ai ka bërë fushatë për zgjedhjet e anuluara, të mbrojtura nga më shumë se 1000 oficerë policie…”, shkroi Tiede në Facebook.

Pak më herët, ai nuk vonoi që t’i përgjigjej Ramës, pasi ky i fundit lajmëroi se do ta çonte për ndjekje penale të parin për publikimin përgjimeve në tabloidin gjerman.

Reagimi i Tiede-s, erdhi pikërisht në formën e përgjigjes në statusin e kryeministrit në Twitter.

“Dhe për çfarë më akuzoni? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?”, e pyeti ai.

Publikimet në “Bild” kanë shkaktuar tërmet në Shqipëri., Aty tregohen lidhjet midis zyrtarëve të PS, deputetëve dhe eksponentëve kriminalë, të cilët bashkëpunuan për vjedhjen e votave.

Të fundit