Flash News

KRYESORE

TIFF, Arta Dobroshi: Nuk ka rëndësi ku xhiroj në Zelandën e Re apo në Kosovë, për mua është krejt tokë

TIFF, Arta Dobroshi: Nuk ka rëndësi ku xhiroj në Zelandën e

Ka nisur edicioni i 15-të i Tirana International Film Festival – TIFF 2017. Festivali këtë vit po mbahet në sallat e kinemave Imperial, kinema Agimi, Teatri i Kukullave dhe TULLA Culture Center nga data 3-11 nëntor. Motoja e këtij edicioni të 15-të është: “Picture your Life – Create the Future” (Filmo jetën tënde – Krijo të ardhmen).

TIFF është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve dhe aftësinë selektive të filmave, programit të pasur dhe zbulimeve interesante.

Është prezantuar dhe filmi "Stray" me protagoniste aktoren e njohur Arta  Dobroshi. Artistja është shprehur rëndësinë që duhet t’i jap shteti kinematografisë, por edhe për kufijtë. Sipas saj, nacionaliteti i njerëzimit është gëzimi.

Ajo ka treguar si është njohur me regjisorin dhe detaje nga xhirimet:

"Më pëlqen shumë emri Greis, se me pëlqen shume domethënia. Kur xhiroj për mua nuk është rëndësi ku jam. Për mua rëndësi ka që është tokë. Për xhirimet në Zelandën e Re, Arta tregon se regjisori e ka shprehur interesin përmes një e-maili. Pasi kam lexuar punë e tij e kam pëlqyer dhe kemi filluar punën për rolin. Shumë spontanisht është bërë xhirimi. Producentja një ditë para xhirimit, ka sjellë një njeri spiritual që të na bekojë para xhirimit."

Të fundit