Flash News

KRYESORE

Tifozët e Partizanit mesazh Olsi Ramës: Nuk ka rëndësi sesa të famshëm e ke mbiemrin, apo vëllai i kujt je...

Tifozët e Partizanit “Ultras Guerrils” kanë reaguar për situatën në të cilën ndodhet ekipi pas humbjes turpëruese në Gjirokastër.

Në një postim të rrjetin social Facebook, grupi i tifozëve ka një mesazh edhe për drejtorin sportiv të Partizanit, Olsi Rama, teksa thonë se “nuk ka rëndësi sesa të famshëm e ke mbiemrin, apo vëllai i kujt je”.

Postimi i “Ultras Guerrils”

Të premten ora 13:00 Partizani ynë luan ndeshjen e fundit për vitin 2017. Një vit që u mbyll turpshëm nga ata që drejtojnë dhe ata që luajnë. U nxi nga ata që morën përsipër të dilnin triumfatorë!

Por kjo nuk do të thotë që ne ta lëmë Legjendën në duart e atyre që nuk e meritojnë, ndaj ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në stadium!

Gjithashtu duam të sqarojmë dy gjëra që me keqardhje shohim se janë transformuar me qëllim dashakeqës nga mediat dhe portalet servile të emrave të caktuar në klub.

Së pari nuk ka asnjë protestë. Së dyti ne nuk kemi sulmuar veç lojtarët, por të gjitha hallkat e klubit, që i cilësojmë fajtorë për situatën katastrofike që Partizani po kalon dhe nuk kemi kursyer askënd !

E fundit:

Nuk ka rëndësi sesa të famshëm e ke mbiemrin, apo vëllai i kujt je nëse përfaqëson fanellën, duhet te tregohesh i denjë, ta respektosh dhe ta lartësosh atë fanellë ! Atëherë gezoni respektin dhe lavdinë ndryshe jeni vetem 0 ! Kaq është diferenca nga 0 në hero ose anasjelltas !

 

 

 

 

 

Të fundit