Flash News

KRYESORE

Tifozët refuzojnë fanellën e Donarumës, Gattuso i del në mbrojtje: Portieri ynë nuk duhet të gjykohet për paratë që fiton

Tifozët refuzojnë fanellën e Donarumës, Gattuso i del

Përballja mes Milanit dhe ekipit të Atalantës, në takimin e  vlefshëm për javën e 37 të “Seria A” të luajtur në Bergamo, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

Tifozët e kuqezinjve nuk e kanë pritur aspak mirë këtë barazim, dhe ai që mori më shumë kritika në këtë përballje ishte portieri Donaruma, të cilit i rrëshkiti një top nga duart duke bërë që kundërshtarët të barazojnë shifrat.

Sipas mediave italiane, Donaruma u ka hedhur fanellën tifozëve të Milanit dhe ata ia kanë kthyer mbrapsht në shenjë proteste.

Ndërkohë ka qenë trajneri Gattuso ai që i ka dalë në mbrojtje portierit, duke thënë se ai është ende i ri dhe se përvoja nuk mund të blihet në dyqan.

“Nuk mund t’ia hedhim fajin Donarumës pasi fusha ishte e lagësht. Goli është pësuar nga shumë afër, ndërsa nuk duhet harruar që edhe Bufoni pas gjithë atyre viteve eksperiencë. Portieri ynë duhet të jetë i qetë, pavarësisht se gjykohet për paratë që ai fiton. Përvoja nuk mund të blihet në supermarket”, ka thënë Gattuso.

Kujtojmë se Donaruma është përfolur shumë për gabimet që bën në ndeshje të rëndësishme, ku së fundi në finalen e “Kupës së Italisë”, Milani pësoi 4 gola.

Të fundit