Flash News

KRYESORE

Tifozet seksi të Europianit, vënë në siklet Ze Marian: Ai është i martuar

Irid Oksa dhe Rike Roçi bënë xhiron e mediave shqiptare dhe të huaja gjatë Euro 2016-s, teksa bukuroshet ndiqnin një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë.

Por mbrëmjen e së hënës ato kanë qenë të ftuarat speciale në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel. Por gjatë emisionit, ato kanë vënë në siklet trajnerin brazilian të Tiranës, Ze Maria.

Irid Oksa pyeti Ze Marian se çfarë mendimi ka ai për vajzat shqiptare, ndërsa përgjigjja e trajnerit ishte: “Nuk di çfarë të them”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Rike Roçit që iu kthye shoqes së saj: “Çfarë mendimi të japë Ze Maria? Ai është i martuar”, ndërsa më pas iu drejtua Ze Marias: “Të vendosëm pak në siklet më duket”.

 

Të fundit